Albumi përmban 10 këngë nga zhanre të ndryshme të muzikës
Këngëtari Enrique Iglesias ka publikuar albumin e tij të fundit. Ky projekt muzikor është një shembull i ndërthyrjes së disa zhanereve muzikore në 10 këngë. Ka edhe bashkëpunime me artistë si Miranda Lambert, Maria Becerra, Yotuel, Belinda dhe El Alfa.
Tre nga këngët e albumit aktualisht dominojnë listat në Shtetet e Bashkuara. Kënga “Así Es La Vida” është në vendin e parë në tabelën e Billboard për të 8-ën javë radhazi dhe po kryeson listat muzikore në Argjentinë dhe Meksikë ndërsa në Spanjë rezulton më e dëgjuara.
Fituesi i Grammy-t kryesisht këndon në spanjisht në album duke zgjedhur të respektojë edhe gjuhën e tij amtare. Më herët vetë artisti kishte paralajmëruar se do të kishte një album final me të cilin priste edhe t’i jepte fund karrierës në muzikë.
Klan News