“Të vërtetat që mbartim” është autobiografia e zv.Presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris libër i cili u promovua në Tiranë. Parathënia e librit në shqip është përgatitur nga Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.
Në libër, bashkëshortja e kryeministrit Rama shprehet se parathënia është bazuar në dy momente; ‘liritë dhe të drejtat’ dhe ‘profili i prokurorit’. Duke u ndalur te rezultati i zgjedhjeve në SHBA, tha se gjërat erdhën siç deshi populli amerikan.
Linda Rama: Dhe kjo është bukuria e demokracisë që popujt të vendosin dhe tranzicioni jonë i 30 viteve na ka treguar se populli nuk gabon.
Linda Rama nënvizoi se fakti që Harris në Janarin e 2025 nuk do të jetë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, i jep librit një dimension tjetër duke ngritur edhe pyetjen “pse një model fitues deri në momentin kur Harris ishte senatore nuk u kthye në një model fitues si presidente”.
Klan News