Në mediat ndërkombëtare është publikuar raporti në lidhje me vdekjen yllit të basketbollit, Kobe Bryant dhe 8 viktimave të tjerë pas përplasjes së helikopterit.
Në raportin prej 180 faqësh thuhet se të gjithë viktimat humbën jetën për shkak të traumave të forta. Gjithashtu theksohet se piloti 50-vjeçar Ara Zobayan nuk ishte nën ndikimin e drogave apo alkoolit.
Megjithatë shkaku i aksidentit të përplasjes së 26 Janarit në Kaliforni është ende duke u hetuar. Së bashku me Bryant, atë ditë humbi jetën edhe vajza e tij Gianna.
Të gjithë pasagjerët, dy prej të cilave shoqe ekipi të Gianna-s dhe, të afërm të tyre dhe një trajner ishin nisur drejt një turneu, ku Bryant ishte vendosur për të trajnuar.
“Më 28 Janar, shkaku i vdekjen për viktimat ishin traumat e forta. Mënyra e vdekjes është vërtetuar që ishte një aksident”, thuhej në ekzaminim.
Rezultatet e ekzaminimit pas vdekjes u publikuan të premten. Kobe Bryant, i cili luajti me Los Angelos Lakers për gjithë karrierën konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e kësaj loje. Ai u tërhoq në Prill të 2016-s pas një karriere 20-vjeçare./tvklan.al