Gjëegjëza klasike “pula vezën apo veza pulën” fut në sherr dy miq në Indonezi, njëri prej të cilëve ndërroi jetë.
Sipas The Independent, dy shokët ishin të ulur në një bar dhe po bisedonin, teka viktima Kadir Markus, 47 vjeç po tregonte një sërë barsoletash dhe gjëegjëzash të cila më pas u bënë “mollë” sherri që pati një përfundim fatal.
Autori tashmë i identifikuar si D.K, pas debatit e ka ndjekur viktimën dhe e ka goditur atë 15 herë me thikë. Autoritetet më pas kanë bërë të mundur kapjen e tij, i cili akuzohet për vrasje dhe rrezikon të paktën 18 vite burg./tvklan.al