Patrick Kluivert është emëruar trajneri i ri i përfaqësueses së Indonezisë. Ish-futbollisti i njohur holandez i është kthyer këtij roli pas rreth 1 viti, pasi e mbylli në fundin e 2023 me Adanademirspor.
Kluivert është bindur nga ish-Presidenti i Inter, Erick Thorir, i cili është kreu i Federatës Indoneziane të Futbollit. Qëllimi është kualifikimi në Botërorin e vitit 2026, që do të ishte pjesëmarrja e dytë pas asaj në 1938 kur ishte nën protektoratin e Holandës.
Patrick Kluivert në të kaluarën e tij si trajner ka qenë trajner i Kuaraçaos një tjetër territor pjesë e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, por edhe ndihmës trajner i Kameruanit kur drejtohej nga Clarence Seedorf.
Tv Klan