Dua Lipa është detyruar të anulojë turneun e saj në Indonezi. Këngëtarja ka shpjeguar se vendimi është marrë për arsye sigurie pasi është zbuluar se skena ishte shumë e rrezikshme për të performuar.
29-vjeçarja e cila pritej të dilte në skenë në një stadium në Xhakarta si pjesë e turneut të saj Radical Optimism, pranoi se shumë nga fansat e saj e kishin pritur koncertin për një kohë të gjatë.
“Me të vërtetë më dhemb që nuk mund të performojmë për të gjithë ju”, shkroi Dua në një postim në rrjetet sociale.
Duke mbyllur mesazhin e saj, fituesja e Grammy siguroi fansat se biletat e tyre do të rimbursoheshin.
Dua njoftoi turneun e saj Radical Optimism në Nëntor, gjashtë muaj pasi publikoi albumin e saj të tretë me po të njëjtin emër.
Klan News