Jorge Martin hedh një tjetër hap drejt titullit kampion në MotoGP. Piloti i Pramac udhëhoqi Çmimin e Madh të Indonezisë për të fituar garën e tij të tretë të sezonit dhe për të rritur në 21 pikë epërsinë e tij ndaj kampionit në fuqi Francesco Bagnaia. 26-vjeçari triumfoi në pistën që një vit më parë u rrëzua, garë në të cilën humbi rivalitetin për tu shpallur nënkampion i Botës.
Spanjolli kryeson kampionatin me 366 pikë, 21 përpara Bagnaia të 345 në vendin e dytë. Italiani është në kërkim të fitores së tetë sezonale për herë të parë në karrierën e tij në MotoGP. Pista prodhoi episode të shumta. Aksidentit nuk i shpëtoi Bastianini, që thuajse i jep fund ëndrrës për të kërkuar titullin, teksa qëndroi me 54 pikë pas vendit të dytë në renditjen e përgjithshme.
Të njëjtin fat kishte edhe 6 herë kampioni i Botës, Marc Marquez, i cili nuk e përfundoi garën për shkak të një problemi teknik. Jack Miller humbi kontrollin e motorrit, teksa aksidentit nuk i shpëtuan as Luca Marini dhe Alex Marquez.
Klan News