Programi ambicioz shumë miliardë Dollarësh i presidentit indonezian Prabowo Subianto për të ofruar ushqime falas ka filluar të zbatohet.

Plani i vakteve falas do të jetë një përpjekje e vështirë, pasi qeveria ka një objektiv për të arritur 82.9 milionë nga 280 milionë banorët e vendit deri në vitin 2029.

Në një shkollë fillore në Xhakartën Perëndimore, nxënësve u çuan vakte ushqimore.

Hana Yohana, një prind i një nxënëseje të klasës së parë, tha se programi ia lehtëson mëngjeset pasi nuk i duhet të përgatisë ushqim për djalin e saj, duke shtuar se shpreson që nisma të vazhdojë.

“Përpara ne duhej të përgatiteshim për vaktet e drekës së fëmijëve në mëngjes, por tani ata po marrin drekën nga shkolla, faleminderit Zotit është shumë e dobishme për mua me këtë program”, tha Hana Yohana.

Prabowo, i cili mori detyrën në Tetor, e promovoi programin gjatë gjithë fushatës së tij, duke u zotuar se fëmijët nuk do të vuanin më nga kequshqyerja.

Vende të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë thënë se do të mbështesin programin.

Klan News