Në Bashkimin Europian, afro 17 % e të punësuarve janë punonjës me kohë të pjesshme të moshës 20-64 vjeç. Por në krahasim me vendet e unionit, Shqipëria është nën mestaren e këtyre shifrave të këtij lloj punësimi.

Eduart Gjokutaj, ekspert i ekonomisë: Në Shqipëri nuk jemi në ato nivele punësim part time, të paktën ai që është formal, jemi diku deri tek gjysma e asaj çfarë ka mesatarja e BE dhe natyrisht ka të bëjë me atë kategori që janë të dypunësuar, dhe kjo kategori është objekt edhe i taksimit.

Sipas ekspertëve, punësimi part time në Shqipëri është shtrirë në formën e dypunësimit dhe kryesisht tek moshat e reja.

Eduart Gjokutaj, ekspert i ekonomisë: Përgjithësisht është mosha që ka ende se çfarë të japë në tregun e punës, janë punë që kërkojnë përgatitje fizike dhe intelektuale. Dhe kjo ka të bëjë me një punësim të përhershëm ku ti je edhe kontributor i taksave dhe sigurimeve, dhe pjesa tjetër është në punën tjetër part time, është ajo pjesë që ka më pak kontribute.

Largimi i forcës punëtore ka bërë që të rritet edhe forma e dypunësimit në vendin tonë, për të plotësuar vakancat në kompani të shumta, të cilat paguhen me vlerën minimale të pagës në Shqipëri.

Eduart Gjokutaj, ekspert i ekonomisë: Kjo formë punësimi përbën trend në rritje pasi largimi i punonjësve dhe ofertës së vendet të punës që ka vende boshe, rëndësia qëndron se plotëson ato paga të ulëta dhe i jep ekonomisë atë shtytje për nevoja bazike.

Janë afro 220 mijë punonjës në Shqipëri që paguhen në vlerën e pagës minimale. Në BE, shumica e të punësuarve me kohë të pjesshme janë gra me fëmijë afro 1/3 e tyre ndërsa tek burrat, shumica janë meshkuj pa fëmijë.

Tv Klan