Emergjenca kosovare, mijëra ton ndihma të arritura në Rinas si dhe dislokimi i forcave AFOR në pjesën ushtarake të Aeroportit të Rinasit, prishi pothuajse tërësisht të vetmen rrugë që lidh Aeroportin me Tiranën dhe rrethet e tjera, çka jo vetë që solli pengesa në trafik por dhe aksidete të lehta automobilistike.
Ishin forcat e NATO-s ato që morën përsipër rikonstruksionin e plotë të këtij aksi rrugor prej afërsisht 4 kilometrash. Duke zbatuar një teknologji moderne dhe mjete të rënda përveç zgjerimit me 2.30 metra u arrit që brenda një periudhe të shkurtër ky aks rrugor të marrë pamjen e sotme duke bërë të mundur një komunikim automobilistik pa probleme./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko