Ditën e sotme pritet që të nisin zyrtarisht punimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar që në muajin Tetor se më 28 Nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, do të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Po përmes një postimi në rrjetet sociale, një natë më parë, kreu i qeverisë thoshte se nga kjo e dielë do të nisë zyrtarisht realizimi i kësaj ëndrre të kahershme.
Ky projekt është premtuar prej vitesh nga Kryeministri, por vetëm pak kohë më parë është përzgjedhur kompania e cila do të ndërtojë këtë vepër të re infrastrukturore.
Po ashtu, siç është bërë me dije, më 29 Nëntor do të hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit./tvklan.al