Mos u habisni! Në autostradë nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme. Është thjesht trafiku i pasdites së një fundjave në segmentin Golem-Plepa.
Qindra makina dhe pesë kilometra kolonë e gjatë, një distancë që mund të kalohet vetëm pasi ke mbajtur radhën tre orë.
Në fakt këto pamje nuk kanë nevojë për koment.
“Ça bëhet? Ka katër orë si andej-këtej”.
“Ne nuk dimë në botë se çfarë ka ndodhur”.
“Mbetëm këtu. S’ka as polici, asgjë prej gjëje”.
“Shikoje vetë si është mbushur për katër, për pesë. Ça të bëjmë ne, ja, ndez, ça të bëjmë. Vetëm lekë konsumohet”./tvklan.al