Këto janë shirat e vjeshtës dhe, sipas sinoptikanëve, sot ka filluar stina e reshjeve. Shirat që përfshinë plotësisht vendin tonë gjatë orëve të natës do të vazhdojnë së paku dhe për 4 ditë radhazi duke shënuar dhe ulje të temperaturave me disa gradë. Ditët e ngrohta me diell tani pritet të jenë më të pakta, ndërsa sinoptikanët cilësojnë gjendjen normale krahasuar me të njëjtin sezon të vitit të mëparshëm.
“Gati në të gjithë territorin e vendit ne kemi mot me vranësira mesatare, vranësira të dendura me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi me intensitet të dobët. Të dhënat e fundit meteorologjike tergojnë që komplet në vendin tonë janë regjistruar reshje shiu të cilat kanë pasur intensitet të dobët në pjesën verilidnore të vendit dhe intensitet mesatar në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Për sa i përket datës 28, presim përmirësime të konditave të motit si rezultat i hyrjes së masës anticiklonike ose masës së qëndrueshme.”
Ndërkohë reshjet e menjëhershme kanë shkatuar situatë emergjente në rrugët e Tiranës, trafiku është rënduar së tepërmi, megjithëse bëhet fjalë për një ditë pushimi fundjave. Policë të trafikut janë munduar të orientojnë qarkullimin ndërsa jo nëpak rrugë rrëke uji kanë vërshuar, për shkak të pusetave të bllokuara. Kështu njerëzit sot u janë rikthyer çadrave dhe xhaketave duke lënë pas ditët e ngrohta që na shoqëruan deri në fund të shtatorit. /tvklan.al