Prej vitesh plazhi i Durrësit pret numrin më të madh të turistëve nga trevat shqiptare. Kosovare dhe maqedonas e konsiderojnë Durrësin si një “meke” turistike. Dhe falë  rrugës Morinë-Durrës, plazhet e tij janë lehtësisht të arritshme.

“Më duket shumë mirë plazhi, vendi, njerëzit po ashtu”.

“Super, shumë mirë”.

“Mirë ishte edhe rruga, edhe tuneli, edhe krejt shumë ekstra, shumë mirë. Na ka pëlqy krejtve”.

Edhe plazhet e Vlorës janë të tejmbushur me turiste që kryesisht vijnë nga Maqedonia, të cilët i zbuluan në mase bukuritë e bregdetit të Jonit, vitin që shkoi.

“Shumë mirë”.

Gazetarja: Si i kalove pushimet?

“Shumë, shumë mirë”.

“Mirë, mirë, shumë mirë. Uji i pastër, ambienti shumë i bukur”.

“Vlora shumë  bukur, shumë kish përparu. Kështu nuk e kam paramendu kurrë në jetë”.

Më pak të preferuar nga pushuesit kosovare janë plazhet e Sarandës. E kjo për shkak të largësisë. Por ndërtimi i rrugës së bregdetit, këtë vit i ka ndryshuar disi raportet.

“Na jemi nga Kosova, prej Lipjanit, kemi zgjedhur Sarandën për shkak se është natyra shumë e mirë, kushtet janë të mira, edhe njerëzit janë para se gjithash shumë të mirë, çmimet janë të lira, të volitshme. Kështu që është një vend fantastik”.

“Më duken shumë të mira, më pëlqen qyteti, më pëlqen deti shumë i pastër”.

Makinat me targa të Kosovës, të cilat tashme i sheh me shumice në zonat bregdetare, flasin më mirë për fluksin e pushuesve më besnike të Shqipërisë. Edhe këtë vit, ata do të mbajnë vendin e parë të turisteve të huaj që pushojnë në Adriatikun e Jonin tonë./tvklan.al