Takimi i tyre i parë nisi me raki rrushi nga Skrapari si një dhuratë e Deas për Albionin.
Të dy kanë nisur takimin me një gotë rakie, ku Dea e kishte porosi nga babai për dhëndrin që do sillte në shtëpi të sigurohet që ai ta mund atë me raki.
Albioni nga ana tjetër i ka dhuruar Deas simbolin e Prishtinës (Hyjnesha në fron është një statujë e vogël, figurinë terrakote e gjetur në vendin e mullirit e njohur si Tjerrtorja pranë Prishtinës).
Duke e ditur pëlqimin e Albionit për ëmbëlsira të dy kanë shkuar në një pastiçeri.
Albioni ka treguar se ka pasur disa lidhje me vajza më të mëdha duke veçuar lidhjen e tij në moshën 19-vjeçare me një 32-vjeçare.
Dea: Më thuaj Albion, sa lidhje ke patur?
Albion: Kam patur ekstrem lidhje në mosha më të mëdhaja, sepse nuk e kam problem.
Dea: Janë në preferencat e tua vajzat më të mëdha në moshë?
Albion: Dua të veçoj një lidhje gati 7 muaj me një 32-vjeçare kur unë kam qenë 19-vjeç.
Dea: Shumë i vogël, pse i shkëputët marrëdhëniet me njëri-tjetrin?
Albion: Sepse ajo ishte e fejuar.
Dea: Ti e dije?
Albion: E dija. Ajo donte të mos kishte më lidhje me mua se do të martohej me të.
Dea: Si e njohe?
Albion: Duke e ndihmuar në palestër…
Dea nuk ka nguruar ta pyes Albionin se çfarë do të bënte nëse ata nuk do të ishin në prani të kamerave.
Ka ndonjë gjë që do ta bëje dhe po të shpëtojnë kamerat që mos ta bësh?
Albion: Po do e bëja, të puthja…
Duke rrëmbyer kështu edhe puthjen e parë në buzë mes njëri-tjetrit.
Biseda më tej ka vazhduar mes tyre duke qëndruar shumë pranë.
Dea: Do vije në Tiranë apo në Prishtinë?
Albion: Ku të të duash ti.
Ai i ka treguar Deas se është tepër xheloz dhe nuk do e lejonte të kishte shok, nëse ata do të ishin të lidhur bashkë. /tvklan.al