Kryeministri Robert Fico në takimin e fundit në Moskë i ka propozuar Sllovakinë presidentit rus Vladimir Putin si një vend për të zhvilluar negociatat e mundshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kjo u be e ditur gjatë një konferencë për shtyp të Putinit, i cili tha se Rusia nuk është kundër një hipotezë të tillë.
Gjithashtu shefi i Kremlinit duke komentuar qëndrimet e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump mbi dhënien fund të konfliktit në Ukrainë tha se është shumë e mirë për të qenë i vërtetë. Ai la të nënkuponte se operacionet ushtarake në Ukrainë do të vijojnë edhe përgjate vitit 2025.
Tv Klan