Vladimir Putin dhe Shi Xhinpin u zotuan për thellim të bashkëpunimit mes vendeve të tyre, vetëm pak orë pas përurimit të Presidencës së Donald Trampit. Udhëheqësit e Rusisë dhe Kinës zhvilluan një video konferencë ku përdorën ndaj njëri-tjetrit fjalë të përzemërta si “shok i dashur”.

Putin foli për planet e reja të zhvillimit të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik. Ndërsa për Xhinpinin, marrëdhëniet mes dy vendeve po fuqizoheshin për të arritur nivele të reja.

Të dy vendet kanë qenë nën presion nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s që kanë mbëshetur Ukrainën në luftën përballë Rusisë dhe Tajvanin përballë Kinës, çka ka bërë që Moska dhe Pekini të afrohen edhe më shumë me njëri-tjetrin për shkak të një kërcënimi të përbashkët.

Marrja e Presidencës nga Tramp megjithatë, që premton fundin e luftës në Ukrainë dhe tërheqjen nga konfliktet globale, por shtimin e agresivitetit të Uashingtonit në fushën ekonomike, po u krijon paqartësi dy fuqive të tjera të mëdha të botës.

Tv Klan