Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përfshi në debat me gazetaren Marsela Karapanço këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Shkak u bë një pyetje e gazetares Karapanço për aksionin e opozitës dhe nëse me këtë po krijohet alibia për humbjen e radhës së opozitës.

Por kjo pyetje për Boçin, për shkak se është përsëritur, është bërë banale.  

Marsela Karapanço: Në këtë aksion që keni ndërmarrë sot a po krijoni alibinë për një humbje të radhës?

Luçiano Boçi: Tashi, po të ishte në vend të Blendit do ta pranoja, por zakonisht e keni bërë kaq shumë…

Marsela Karapanço: Mua më lejoi që të bëj pyetje. Unë nuk vij për analiste, thjesht bëj detyrën time si gazetare.

Luçiano Boçi: Jo se pyetja është banale në vetvete, por duke u përsëritet një pyetje shumë bëhet banale. Është bërë kaq. S’po them atë të deja vu se ajo është konsumuar.

Marsela Karapanço: A keni një përgjigje, a ju duket kjo…

Luçiano Boçi: Po mirë pra, do flasësh ti apo unë? Ti bën pyetjen dhe jep përgjigjen. Ma lër kohën që të jap përgjigjen. Ajo që transmetojmë ne dhe pranohet nga të gjithë është që nuk ka një shtrat i cili do krijonte kushtet dhe mundësitë që zgjedhjet të ishin të lira dhe të pakontestueshme.

Blendi Fevziu: Si do bëhen?

Luçiano Boçi: Me luftë, pra me aksion. Kjo luftë nuk ka përfunduar o Blend. /tvklan.al