Qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Kombit vijon normalisht. Është Kryeministri Edi Rama që thotë në rrjetet sociale që tashmë kjo rrugë garanton standardet më të larta të sigurisë.

“Mirëmëngjes, dhe me Rrugën e Kombit, e cila kalohet normalisht dhe tanimë garanton standardet më të larta të sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Prej së premtes Shqipëria është përfshirë nga i ftohti polar me temperatura që kanë shkuar minus pothuajse në të gjithë Shqipërinë./tvklan.al