Kristjan Asllani luajti si titullar në sfidën e Champions League me Sparta Prague, duke zhvilluar një pjesë të parë të mirë.
Ai u zëvendësua në të 71’, por minutat që ishte në fushë i shërbyen shumë në një sezon që ka gjetur pak hapësirë. Megjithatë Asllani thotë që nuk e humbet asnjëherë përqendrim në çdo ndeshje.
“Më bën mirë të luaj, pasi kam qëndruar shumë në stol dhe këto minuta më shërbejnë. Jam i lumtur që mund të luaj dhe të vesh këtë fanellë sepse është e rëndësishme për mua. Të shohim çfarë do të ndodhë, por jam shumë i përqendruar për çdo ndeshje”, tha Asllani.
Kristjan Asllani u vlerësua nga stafi teknik i Inter edhe në përfundim të ndeshjes së Serie A me Empoli e zhvilluar fundjavën e kaluar, duke treguar se po rigjen formën.
Tv Klan