Dy shqiptarë janë qëlluar me armë në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Romës.
Sipas mediave italiane, shqiptarët, të dy të moshave 26-vjeçare, kanë mbetur të plagosur. Ata morën plumba në këmbë dhe u dërguan në spital për të marrë mjekim, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmive të tyre për hetuesit italianë, ata kanë qenë në një automjet të marrë me qira, kur ju afrua një tjetër makinë nga e cila u shfaq një person dhe qëlloi me armë zjarri ndaj tyre duke i lënë të plagosur në këmbë.
Ata thonë se nuk mundën të shikonin fytyrën e autorit, pasi e kishte të mbuluar.
Dy shqiptarët, sipas mediave italiane, janë persona të njohur për autoritetet e vendit fqinj pasi kanë qenë të dënuar për drogë.
/tvklan.al