Një punonjës policie u plagos me thikë rreth orës 12 në rrugën Demokracia në Kamëz. Efektivi i policisë Zef Prendi u godit duke patrulluar në zonë bashkë me një koleg.
Gjysmë ore më pas policia arrestoi si autor të ngjarjes, Ramadan Markun, 20 vjeç banues në Kamëz. Mësohet se i riu u afrua dhe goditi me thikë në këmbë policin, duke e lënë të plagosur.
Kolegu i tij kërkoi ndihmë, ndërsa polici i plagosur u dërgua në spitalin e traumës në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, autori shfaqi shenja çrregullimi dhe depresioni.
Tv Klan