Qendra e transfuzionit të gjakut në Lushnjë, më e madhja në vendin tonë, ndodhet prej disa kohësh në krizë për sigurimin e gjakut.
Shumë prej talasemikëve kthehen në shtëpitë e tyre pa marrë sasinë e nevojshme të gjakut duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
“Unë e kam thënë që nuk ka gjak. Jemi të detyruar neve vetë si familje, nusja, vëllai tjetër që kemi dhënë gjak për mbesën.”
“Nga shteti kemi pasur një farë zgjidhje, por më shumë nga, vetë nga familjarët e mi.”
Nga ana e tyre autoritetet spitalore konfirmojnë faktin se aktualisht në bankën e gjakut nuk ka asnjë qese që mund të përdoret për pacientët.
Mehmet Xhindoli: “Këtu ka vështirësi më shumë mbasi dhe numri i fëmijëve dhe i sëmundjeve kronike të gjakut është më i madh. Në qoftë se ne marrim 2 mijë ampula, mbi 2 mijë ampula në vit, ne duam pothuaj dyfishin që të plotësojmë kërkesat e tyre. Dhurimi vullnetar nuk i përgjigjet”.
E vetmja mundësi për plotësimin e nevojave dhe trajtimin e të sëmurëve është dhurimi i gjakut nga familjarët dhe të afërmit, ndërkohë mjekët shpresojnë në dhurimin vullnetar dhe të grupeve të tjera të komunitetit./tvklan.al