Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ahengu, kanistrat, arinjtë, janë ato që dallojnë romët në të gjithë botën. Për shkak se janë endacakë, ata nuk kanë ngritur shkolla dhe kurse ku mund të kualifikohen. Duket se këtë shekull ata e kanë nisur me një koncept tjetër për jetën. Duke qenë popull artist, duan ta trashëgojnë tek brezi i tyre traditën rome.
Kjo është qendra e trajnimit, punësimit dhe bashkëjetesës. Kështu e kanë quajtur krerët e shoqatës së romëve. Ata kanë mbledhur fëmijët e rrugës dhe pa shkollë, të cilëve u mësojnë edukatë qytetare, të lexojnë shqip, por dhe të ushtrohen në punët artistike, thurje shportash dhe t’u bien veglave muzikore.
Kjo qendër mbështet financiarisht nga SOROS-i. Këtu mësuesi nuk i mëson notat muzikore, ata çdo gjë e kapin me vesh. E veçanta që kërkon të realizojë kjo qendër kulturore është se këtë komunitet dëshiron ta shkrijë me njerëzit jo romë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti