Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është njësia bashkiake numër 1 në Tiranë, e cila përfshin 26 qendra votimi. Përpara listave të votuesve megjithëse e shtunë ka njerëz të cilët kërkojnë emrat e tyre. Në qoftë se nuk e gjejnë emrin në listë, në katin e dytë ndodhet komisioni i verifikimit, i përbërë nga përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike.
Deri tani në këtë qendër janë vërejtur 425 emra të pa regjistruar, ndërsa emrat e 223 personave rezultojnë se janë shkruar dy ose më shumë herë në listë. Ndërsa kjo është njësia bashkiake 2, me 33 qendra votimi, kryetari i saj shpjegon.
“Qendrat e rishikimit të listave, kanë filluar që në fillim të muajit Maj dhe deri tani janë verifikuar mbi një mijë raste. Të cilat janë rishikuar, verifikuar dhe janë bërë korrigjimet përkatëse, me grupet treshe të verifikimit”.
Të gjitha komisionet e verifikimit të listave janë të hapura çdo ditë për votuesit. Problemet, procedurat e stërzgjatura me dhjetë formate listash që duhet të verifikohen për çdo emër, si dhe mungesa e telefonave në disa prej njësive bashkiake, gjë që nuk lejon lidhjen direkt me qendrën e informatizimit financiar, e cila i ka të gjitha të dhënat e kompjuterizuara. Verifikimi i listave përfundon më 31 Maj./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori