2 persona janë proceduar penalisht në Elbasan pasi qentë që ata mbanin në rrugë kanë kafshuar në rrugë një të mitur 12-vjeçar dhe një 60-vjeçar. Konkretisht, rasti i parë ka ndodhur në Cërrik dhe është proceduar penalisht një 31-vjeçar me iniciale A.T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar në këmbë një 12-vjeçar”, njofton policia.

Ndërkohë, i proceduari tjetër është një 47-vjeçar me iniciale P.M. nga Prrenjasi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 47 vjeç, banues në Prrenjas, pasi qeni që ai mbante, në rrugë, ka kafshuar një shtetas 60 vjeç”, njofton policia.

/tvklan.al