Test PCR të 72 orëve të fundit për shtetasit e huaj

Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja kundër koronavirusit, teksa ka zgjatur me 1 orë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Me masat e reja, orari i lëvizjes së qytetarëve është zgjatur nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Qendrat tregtare dhe shërbimet e hotelerisë dhe restorantet do lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, pra një orë më shumë se deri më tani.

Me masat e reja qeveria qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm, që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të paraqesin testin PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Të martën autoritetet shëndetësore në Kosovë u raportuan për 137 raste të reja dhe 10 viktima.

Tv Klan