Sali Berisha: Rreth 2000 nënpyetje të shpërndara këto në 35 kapituj, Ministria e Integrimit organizoi një trajnim të gjerë, të paprecedentë në rreth 60 seanca në mënyrë që të aftësoheshin punonjësit tanë për të kapur më saktë thelbin e pyetjeve. Qeveria, mazhoranca e merr këtë si procesin më serioz dhe më kompleks në tërë historikun e përpjekjes sonë për integrimin në Bashkimin Evropian. Ditën e parë dhe më pas kam theksuar se kjo përbën një lloj provim për të gjithë institucionet, punonjësit e tyre të  këtij vendi. Qeveria është e vendosur t’i qëndrojë parimit, një proces i bazuar në performancën dhe mbi meritën. Çka do të thotë që ne duhet të punojmë me përgjegjësinë më të madhe. Të ndërmarrim tërësinë e reformave që ndryshojnë çdo ditë standardet, praktikat, kriteret e funksionimit jo vetëm të administratës shtetërore. E shërbimeve ndaj qytetarëve, por e funksionimit të shoqërisë në tërësi si një shoqëri demokratike e lirë.”/tvklan.al