Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Gardistëve të Republikës iu dyfishohet rroga. Një vendim i fundit i qeverisë, ka vendosur që oficerët e gardës të numërojnë dhe njëherë më shumë rrogën në fund të muajit. Nga 150 mijë lekë të vjetra, tashmë oficerët gardistë do të marrin 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Më parë oficerët e gardës përfitonin edhe nga taksa e solidaritetit, si strukturë e Ministrisë së Rendit.
Shkak i rritjes së rrogës për Gardën, mund të kenë qenë edhe shërbimet e tejzgjatura me të cilën gardistët po përballen tashmë prej gati një muaji. Ndërkohë që për oficerët gardistë tashmë rroga është dyfishuar, shpërblimet për policët e vrarë apo të plagosur janë rritur, e ulët mbetet akoma paga mujore e policëve. Aktualisht policët e thjeshtë, por dhe nënoficerët marrin një rrogë prej 5-6 mijë lekë të reja në 15 ditë./tvklan.al
Gazetare – Eduart Frangaj