Rriten shpenzimet për ndihmën ekonomike dhe bonusin e lindjeve

Qeveria ka rritur me 20 milionë Dollarë fondet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në programin e përkujdesjes sociale, për shkak se fondet e ndihmës ekonomike, pagesës së personave me aftësi ndryshe dhe shuma e vënë në dispozicion për bonusin e lindjeve kanë dalë jashtë parashikimeve.

Me një vendim të datës 25 Nëntor, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shkurtojë 4 milionë Dollarë fonde nga kujdesi parësor, dytësor dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, ndërsa ka shkurtuar edhe fonde të institucioneve të tjera si Kuvendi, Kryeministria dhe organet e reja të drejtësisë: SPAK dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Tre institucionet më të prekura nga këto shkurtime janë Ministria e Mbrojtjes te zëri i forcave të luftimit dhe Emergjencat Civile, Ministria e Financave  dhe Ministria e Brendshme te fondet e Policisë së Shtetit.

Në fund të Tetorit, shuma e alokuar nga buxheti për bonusin e lindjeve arriti në 23 milionë Dollarë, nga 19 milionë të planifikuara, ndërsa pagesat për ndihmën ekonomike u rritën me 15 milionë Dollarë më shumë se parashikimi me aktin normativ të muajit korrik, ndërsa ato të papunësisë u shtuan me 1 milion Dollarë.

Tv Klan