Lajme Arkiva 2003

Aldrin Dalipi: Kryeministri Fatos Nano dhe qeveria duke njohur dhe vlerësuar edhe më parë shqetësimin e komunitetit të Bathores në Bashkinë e Kamzës ka ngritur tashmë dhe është në procesin e punës një grup ekspertësh i cili po përgatit planin e veprimit për zgjidhjen e problemeve të parashtruara nga ky komunitet. Gjithashtu kryeministri ka urdhëruar sot fillimin e kontrollit për të hetuar pranë autoriteteve lokale administrimin e projekteve dhe fondeve të vëna në dispozicion nga donatorë të huaj apo të buxhetit të shtetit për tu investuar në këtë zonë. Me këtë rast theksojmë se është i nevojshëm vendosja e komunikimit në rrugë institucionale për të bashkëpunuar për zgjidhje ligjore, konkrete dhe të qëndrueshme, duke garantuar gjithashtu edhe miradministrimin e këtyre zgjidhjeve, gjë e cila është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij komuniteti. Aktualisht ne po kërkojmë rrugë institucionale dhe unë tashmë mund t’ju konfirmoj se një përfaqësi e tyre apo ka mbërritur në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit për ta vazhduar në rrugë institucionale dhe besoj se do të gjendjet zgjidhja e duhur dhe është vullneti i duhur./tvklan.al