Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar para kreut të SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurorit, Olsi Çela rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme në luftën kundër kriminalitetit përgjatë vitit 2024.
Teksa vlerësoi punë e bërë nga drejtësia, ministri paraqiti disa masa për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Marrja e masave për evidentimin dhe rritjen e numrit të procedimeve penale për veprat penale që kanë të bëjnë për veprat penale në fushën e terrorizmit dhe ata që lidhen me mbrojtjen e sigurisë kombëtare do të duhet të fokusohemi edhe tek veprat penale që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike. Theksi vihet në rritjen e numrit te hetimeve financiare sistematike për veprat penale që gjenerojnë produkte duke mbajtur në konsideratë fillimin e hetimit financiar paralel që në momentin e regjistrimit të një procedimi penal.”
Ai kërkoi më shumë bashkëpunim ndërinstitucional dhe bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e huaja ligjzbatuese, por dhe me organizatat si Europol dhe Eurojust.
“Vazhdon të mbetet përpjekja jonë e përbashkët e të gjitha institucioneve në linjë horizontale dhe vertikale në pozitat e politikbërësit apo ligjzbatuesit për forcimin e sistemit të drejtësisë në tërrësi dhe rritjen e rolit të organit të Prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit.”
Manja i është përgjgjur dhe kërkesës së SPAK për qartësimin e statusit të prokurorëve, pas mbarimit të mandatit.
“Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme pas mbarimit të mandatit në atë strukturë do duhet t’u garantohet vazhdimi i funksioneve si prokurorë në nivel apeli ose nëse duan pastaj siç thotë ligji në nivelin e prokurorive të Shkallës së Parë si drejtues apo ndonjë vend tjetër kjo bëhet me pëlqimin e tyre. Padyshim që unë jam në krahun e prokurorëve.”
E cilësoi të nevojshëm një kod të ri penal, për të cilin tha se drafti është gati dhe do i nënshtrohet konsultimit publik.
“Ka një draft, një produkt të një grupi pune që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë që do të duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik sepse miratimi i kodit penal kërkon shumicë të cilësuar dhe unë personalisht dua që ky kod të marrë gjithë kohën e duhur. Reflektohen sot në atë draft pune 61 direktiva të BE në fushën penale.”
Pas akuzave të opozitës se nga amnistia kanë përfituar rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ministria tha se këtë çështje do e sqarojë në një interpelancë në parlament ditën e enjte.
Klan News