Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Pas një kohe të gjatë, më në fund shteti vendosi të investojë për shtëpitë gjirokastrite, pas aprovimit të ligjit për trashëgimitë kulturore. Për elementet që paraqesin vlera të veçanta monumentale, qofshin këto edhe prona private, financimet nga shteti do të jenë 100%.
Në ato të shtëpive karakteristike të cilësuara, si të kategorisë së parë, financimet do të jenë 50%, ndërsa për objektet që konsiderohen të kategorisë së dytë do të financohen 30% e vlerës. Por sipas specialistëve është e nevojshme të rishikohen edhe njëherë shtëpitë gjirokastrite, për një riklasifikim të objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë, pasi klasifikimi aktual i përket shumë viteve më parë.
Qyteti i Gjirokastrës u shpall qytet muze dhe u vu në mbrojtje shtetërore, që në vitin 1961. Gjithashtu shteti sot, ndalon kategorikisht lëvizjen e objekteve të shpallura monument kulture pa pasaportë./tvklan.al