Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nga fondi prej 350 milion lekësh për të pastrehët, Gjirokastra lihet jashtë vëmendjes së qeverisë. Janë 800 të pastrehë, ku 240 familje konsiderohen të kategorisë së parë për strehim të cilët jetojnë në shtëpi me pronarë.

Me gjithë ndërhyrjet e pushtetit vendor të Gjirokastrës në qeveri, duke bërë prezente gjendjen alarmante, askush nuk ka kthyer një përgjigje pozitive. Për këtë problem, shefi i shërbimeve në bashkinë e Gjirokastrës shprehet.

“Dua të bëjë të ditur, sepse në listat tona, të kategorisë së parë me ish-pronarë figurojnë rreth 240 familje, të strehuara në këto shtëpi, që nga dita në ditë po na rrënohen në qytetin tonë. Lista është tepër e madhe dhe ne nga viti në vit, prisnim ndoshta një kontingjent për të ardhur në ndihmë këtyre familjeve, që jetojnë në shtëpi tepër të rrënuara, të cilat po vazhdojnë nga dita në ditë të rrënohen në qytetin tonë dhe na erdhi shumë keq, që në ato 6 qytete nuk ishte përfshirë qyteti i Gjirokastrës, ku dihet që ka një karakteristikë të veçantë me shtëpitë karakteristike që ai ka”.

Në këtë qytet janë gjithashtu edhe 540 familje të tjera, të cilët kanë nevojë për strehim brenda trungut familjar, të cilat klasifikohen si kategoria e dytë. 22 familje të tjera, të detyruara nga kushtet e vështira për strehim, kanë zënë teqenë në kodrën e Shtufit. Nga do të hedhësh sytë sheh vetëm shtëpi të rrënuara, qyteti muze me vlera të rralla historike, po shkatërrohet nga dita në ditë, ndërsa përsa i përket të pastrehëve, ata mendojnë se çështja e tyre nuk ka për t’u zgjidhur kurrë./tvklan.al