Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ish-kabinat e plazhit në Durrës kanë dhjetë vjet që presin të privatizohen, e vetëm sivjet do të nis kjo procedurë. Pas viteve 90, ato u zunë jo nga pushuesit, por nga familje të persekutuara dhe pa shtëpi. Vetëm 24 familje janë kthyer në pronarë të kabinave, ndërkohë që gjenden afërsisht 800 familje të tjera që presin të njëjtën gjë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, propozuar nga Ministria e Punëve Publike, i dha fund zvarritjeve burokratike. Me këtë vendim, familjarët duhet të prezantojnë një dëshmi se janë pagues të rregullt të faturave, qirasë, KESH-it dhe ujësjellësit, si dhe të rezultojnë të pastrehë në regjistrat e bashkisë. Kuota e privatizimit do të ndihmojë shtetin, për uljen e borxhit që i ka ndërmarrjes komunale të plazhit, si dhe do t’ju jap siguri familjeve të investojnë për banesat e tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti