Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Multiart Pranverë 2001”, kështu është quajtur aktiviteti i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, fondacionit Ratiu në Londër dhe Cotidianul Bukuresht. Ky aktivitet, përmbante hapjen e ekspozitës me antologjinë ndërkombëtare të karikaturës politike të titulluar “The great challenge”.

Sipas zotit Nikolar Raciu, një prej organizatorëve kryesor të ekspozitës, të gjitha karikaturat janë punime që nga vitet 50 deri në vitin 2000. Ndërkohë zoti Shkëlqim Daja, drejtor pranë QNK shpjegon:

Shkëlqim Daja, Drejtor i QNK:- “Kjo ekspozitë e ardhur nga Londra është ekspozita e karikaturës botërore nga viti 50 deri në vitin 2000, sigurisht e konceptuar dhe me koncerte, me grupe të ndryshme që do të këndojnë live në odeon”.

Më pas aktiviteti ka vazhduar me koncertin e grupit rumun “The night losers”, të cilët kanë luajtur muzikë bluz për publikun në sallë. Ndërsa sot për këtë aktivitet, do të japë koncert grupi “Ethet e Natës”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora