Përbërësit:
350 gr patate
300 gr galetë
200 gr miell
200 gr djathë bri
150 gr karota
100 gr bizele
100 gr kungull jeshil
40 gr borzilok
30 gr majdanoz
5 vezë
2 thelpinj hudhër
1 lt vaj për skuqje
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim që të ziejnë patatet në një tenxhere dhe në një tjetër bizelet. Presim në kubikë të vegjël karotat, kungullin, specin djegës, selinon dhe i grijmë imët me mikser. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim hudhrën. Më pas shtojmë perimet e grira në mikser dhe bizelet. Pasi të skuqen i lemë të ftohen për pak minuta. Ndërkohë shtypim patatet, shtojmë në to bukë të grirë, lëkurë limoni, miell, perimet e skuqura, niseshte patatesh, kripë, piper dhe i bëjmë brumë. Brumin e përgatitur e bëjmë në formë sfera dhe brenda tyre vendosim djathë bri. I kalojmë në miell vezë, galetë dhe i skuqim në një tenxhere me vaj për skuqje dhe janë gati./tvklan.al