Ulet numri i operacioneve të planifikuara në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas nëndrejtorit të spitalit, Xheladin Dracini, rënia e operacioneve të planifikuara ka të bëjë me largimin e pjesës më të madhe të doktorëve gjatë muajit Gusht po ashtu dhe të pacientëve qe preferojnë të kryejnë operacione në ditë më të freskëta. E megjithatë Dracini sqaron se çdo pavijon ka ekipe mjekësore të mjaftueshme për çdo situatë.

Xheladin Draçini: “Gjatë muajve të verës janë dy faktor që ndikojnë rënien e numrit të operacioneve të planifikuara. E para sepse një pjesë e stafit kirurgjikal që janë dhe pedagog të Fakultetit të Mjekësisë gjatë muajit gusht marrin lejen e zakonshëm. Tjetra është që vetë publiku i gjerë mes të cilëve ka edhe pacient, ata që të cilët mund që ata të shtyjnë në përgjithësi me preferencë e lejnë për në shtator. Në vetvete është thjeshtë një problem social. Janë pacientët të cilët në një farë mënyre e shtyjnë datën e  operacionit ku kjo është e mundur për ato që kur është e mundshme dhe njëkohësisht stafet që janë disi më të reduktuar. Por ama gjithsesi stafet që mbeten janë të mjaftueshëm për të garantuar dhe një aktivitet. Mesatarisht sot në repartet e kirurgjisë operohen gati 35 vetë”.

Pavarësisht rënies së numrit  të operacioneve të planifikuara, gjatë muajve të verës vihet re një rritje e numrit të urgjencave, të cilat ndonjëherë kanë dhe nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Vetëm, gjatë një ditë në repartin e kirurgjisë kryhen rreth 35 ndërhyrje./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami