Qytetarë të Tiranës, ditën e sotme, e kanë patur njelloj si çdo ditë tjetër, megjithëse në 118 qendra do të kryhet procesi i rivotimit. Njerëzit në pergjithsi janë në dijeni për votimin e sotëm, por interesin për pjesëmarrje apo jo, ata e shprehin në forma të ndryshme.
Gazetari: A e dini që ka votime sot?
“Po.”
Gazetari: A keni shkuar të votoni ?
“Nuk më takon të votoj, kam votuar një herë, nuk votoj për herë të dytë.”
“Votuam”.
“Po votuam.”
“E di, po nuk e kam mendjen fare për votime, të marr, të votoj për shtëpinë time këtu.”
“E di që votohet, por zona ime nuk ka përsëritje zgjedhjesh.”
Gazetari: A e dini që sot votohet në Tiranë ?
“Jo.”
Gazetari: Me çfarë po merreni sot konkretisht?
“Punët e përditeshme.”
“Po patëm mundësi do të votojmë, po nuk patën nuk do votojmë.”
Gazetari: Me çfarë po merreni sot?
“Me punë.”
“Nuk merremi fare me politikë.”
“Po e di, edhe pse kam ardhur nga jashtë, e di që votohet sot.”
“E di.”
Gazetari: Ju vetë, keni marrë pjese?
“Nuk kam marr pjesë, pse të marr pjesë, nuk ka as drita, as ujë, për popullin nuk ka asgjë, kot të votoj”./tvklan.al