Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Qytetarët shkodranë përshëndesin amnistinë e borxheve të prapambetura të faturave të energjisë elektrike, por ka dhe nga ata qytetarë, që e shikojnë këtë vendim si lëvizje me qëllime politike.

Qytetari 1:- “Vendimi i qeverisë është mjaft i mirë, sidomos për popullin e Shkodrës, i cili është popull fukara i rraskapitur, konsumatori do të paguajë energjinë elektrike nga momenti që do të vendosë matësin. Unë do të fillojë të paguajë energjinë elektrike në qoftë se kam matësin në shtëpi”.

Qytetari 2:- “Ky është një show politik, sepse realiteti ato drita nuk janë falur, se pjesa dërrmuese e kanë paguar dritën”.

Qytetari 3:- “Mua më duket vendim i pa drejtë, se pjesa e ndershme e shtetit që ka qenë pro shtet, që ka pasur besueshmëri tek shteti është shkelun dhe favorizon pjesën anti-shtet”.

Qyteti i Shkodrës dhe i gjithë veriu është një ndër përfituesit më të mëdha të kësaj amnistie, që në total arrin shifrën e 13 miliardë lekëve./tvklan.al