Qyteti Igbo-Ora në shtetin e Nigerisë u zgjua me të qeshura, muzikë dhe festime me rastin e Festivalit vjetor të Binjakëve.
Në festival shfaqen grupe binjakësh të moshave të ndryshme, duke bërë foto, të veshur me rroba të njëjta dhe të shoqëruar nga bateristë dhe kërcimtarë. Në këtë event të veçantë qëllimi është të tregohet lidhja e veçantë që kanë binjakët.
Opeyemi Daniel, është e vetmja që nuk ka një motër binjake, por në familjen e saj janë të gjithë.
“Kam pasur një interes të veçantë për binjakët kur ishim të vegjël. Unë jam e vetmja që nuk jam binjake nga familja ime. Nëna ime ka pasur binjakë 5 herë. Unë gëzohesha kur i shihja. Kështu që shpresoja që edhe unë një ditë do të kem binjakë të cilët do t’i vesh me të njëjtat rroba dhe këpucë, kështu që doja shumë të kem binjakë dhe i kam tani.”
Binjakët janë të zakonshëm në grupin etnik Joruba që dominon Nigerinë jugperëndimore. Një studim i vitit 1970 nga një gjinekolog britanik zbuloi se rreth 50 grupe binjakësh lindnin në çdo 1000 lindje. Vendasit besojnë se shkalla e lartë e lindjeve të binjake është e lidhur me një lloj supë të veçantë që ata përgatisin, por mjekët e lidhin me faktorin gjenetik.
“Ka pasur shumë përpjekje në të kaluarën nga shkencëtarët, nga studiuesit mjekësorë për të zbardhur misteret pas lindjes së shumë binjakëve dhe një nga faktorët kryesorë që u identifikua është çështja e faktorit gjenetik”.
Festivali i sivjetshëm pati më pak binjakë të pranishëm në krahasim me vitet e mëparshme. Organizatorët synojnë të vendosin një rekord botëror Guinness për numrin më të madh të binjakëve dhe të bëjnë të mundur që UNESCO ta njoh si një ngjarje të trashëgimisë kulturore.
Klan News