270 të dënuar janë arratisur nga përmbytjet që dëmtuan burgun ku ata po qëndronin në një qytet në Nigeri.
Autoritetet nigeriane thonë se deri më tani shtatë prej të burgosurve janë rikthyer të vuajnë dënimin, ndërsa pjesa tjetër është zhdukur.
Përmbytjet u shkaktuan prej shembjes së një dige si pasojë e shirave të rrëmbyeshme.
Qindra mijëra njerëz në Maiduguri, qytetin në verilindje të Nigerisë ku ndodhej edhe burgu, janë detyruar të largohen nga shtëpitë, ndërsa deri tani kanë humbur jetën 30 persona.
Kjo është hera e parë që autoritetet nigeriane pranojnë numrin e personave që iu arratisën dënimit.
Sipas tyre disa prej të arratisurve janë anëtarët e grupit militant Boko Haram. Deri më tani nuk është e qartë sa prej të arratisurve janë të lidhur me këtë grup./tvklan.al