Ka nisur protesta e opozitës në Shkodër. Dhjetëra qytetarë u nisën nga bashkia e qytetit, duke marshuar në Pedonale në shenjë sensibilizimi.
“Qytetnimi asht ma i fortë se krimi. Po na vrasin, na duhet reagimi”, shkruhet në pankartën e madhe që protestuesit mbajnë në duar.











Në fillim u ra dakord që të ishte formë e mosbindjes civile, ndërsa shihet se ky marshim është tejet paqësor. Qytetarët mbajtën edhe një minutë heshtje për viktimat e atentatit në Dobraç, ku mes tyre ishte dhe një qytetare e pafajshme, Flutura Basha.
I pranishëm në këtë marshim është edhe ish-kreu i kësaj bashkie, demokrati Bardh Spahia. Ai deklaroi për mediat se “të gjitha strukturat shtetërore duhet të vihen në lëvizje për të mos e lënë Shkodrën të bjerë në kthetrat e krimit.”
Kujtojmë se 3 persona humbën jetën ndërsa një tjetër u plagos në kryqëzimin e Dobraçit më 30 Tetor 2024.
/tvklan.al