Këto pamje që vijnë nga qytetet serbe mund të konsiderohet mosbindje e përgjithshme civile.

Serbia u përfshi këtë të premte nga një grevë e përgjithshme. Mijëra qytetarë dhe studentë mbushën sheshet dhe bllokuan rrugët jo vetëm në Beograd por edhe në qytete të tjera serbe.

Studentët serbe për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 Nëntor.

Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e konsiderojnë studentët po shoqërohet me ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si blerjet në dyqane vajtja ne restorante, kinema, teatër apo aktivitete të tjera publike.

Siç shihet në këto pamje edhe në këtë grevë nuk munguan incidentet. Mediat kanë raportuar se një vajzë është lënduar kur një makinë ka goditur një grup studentësh dhe qytetarësh në Novi Beograd. Ajo është dërguar në një qendër të emergjencës për trajtim mjekësor.

Studentet veç vënies përpara përgjegjësive te shkaktareve te tragjedisë se Novi Sadit kërkojnë që dhunuesit e demonstruesve nëpër të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Në të njëjtën ditë që u mbajt greva e përgjithshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, organizoi një tubim në Jagodinë – qytet në Serbinë qendrore ku deklaroi para përkrahësve të tij formoi “Lëvizjen për popullin dhe shtetin me moton përtej së majtës dhe të djathtë”.

Vuçiç pretendon se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes protestuesve ka te ashtuquajtur “mercenarë të huaj”.

Tv Klan