Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Emigrantët shqiptarë që erdhën nga Greqia, për të festuar Pashkët, po përballen sërish me radhë të gjata në kthimin e tyre për në vendet e tyre të punës. Vetëm nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, kanë hyrë për festimin e Pashkëve 25 mijë shtetas shqiptarë. Kjo ka detyruar dy drejtoritë e policisë së Gjirokastrës dhe Janinës, të zhvillojnë një takim dypalësh në tokën greke.

Thelbi i këtij takimi kanë qenë masat e marra për forcimin e kufirit përsa i përket kalimit të trafiqeve të paligjshme dhe sidomos masat e marra për lëvizjen normale të emigrantëve, që festuan Pashkët në Shqipëri.

Në këtë takim, pala greke ka pranuar se do të punojë pa ndërprerje 24 orë duke vendosur dhe 8 sportele plus. Pavarësisht këtyre masave, gjatë ditës së sotme në Kakavijë radha e gjatë ka shkuar deti në 2.5 km. Nëpërmjet kësaj pike në 24 orët e fundit kanë dalë 2385 persona, si dhe 625 automjete./tvklan.al