Lajme Arkiva 2003

Komisioni Zonal i Qeverisjes Vendore ende nuk ka arritur dhe të përpunojë gjysmat e kutive të votimit për Bashkinë e Tiranës. Janë krijuar radhë që ndaj të gdhire për të dorëzuar kutitë dhe procesverbalet.

Përfaqësues: Unë jam nënkryetari, përfaqësues i Partisë Socialiste dhe jam këtu duke dorëzuar kutinë e bashkisë se të minibashkisë i dorëzuam mbrëmë nga ora 4 erdhëm dhe po detyrohemi të presim akoma.

Gazetarja: Sa keni që prisni për të dorëzuar kutinë tuaj të votimit?

Përfaqësues: Me thënë të drejtën kam nga ora 4 e mëngjesit, ora tani është 10. Po pres radhën, punojnë shumë avash.

Përfaqësues: Kam 2-3 orë që po pres, do pres edhe 2-3 orë të tjera. Kam filluar punë që në 5:00 të mëngjesit dje, tërë natën në punë, sot në punë. Do ta marr veten pas 2 ditësh besoj.

Përfaqësues: Këta që presin këtu janë ndoshta burra më të mirë nga ne. Ata që i kanë organizuar ose vetorganizuar  i kanë bërë keq. Këtu dy sportele kam përshtypjen se do të bënin shumë punë. Ndoshta do të ishte më mirë të dorëzoheshin të gjitha në një vend.

Procedurat janë të ngadalta pasi sipas anëtarëve të këtij komisioni vihen re parregullsi 80% e fletëve të papërdorura mungojnë në fletët e votimit.

Vetëm 10-15% mungojnë në qendrat e votimit. I kanë sjellë fletët e papërdorura dhe ky është cenim i hapur i ligjit. Si rrjedhojë e këtij cenime të jashtëzakonshme për të bërë manipulime. Procesverbali dorëzohet jashtë kutisë vetëm një kopje. Është i firmosur vetëm nga zëvendës kryetarja dhe dy anëtarë kur më së pakëti duhet të jenë tre anëtarë dhe njëri nga kryesuesit dhe ne përsëri do ta pranojmë këtë procesverbal. Unë do të thosha që kemi zgjedhje të qeta dhe kjo është dukja. Thelbin nuk e përcaktojnë zgjedhjet e qeta e përcaktojnë zgjedhjet e ndershme”.

Ndërsa zëvendëskryetari i pranon parregullsitë duke i quajtur të vogla dhe njëkohësisht përcakton se volumi i kësaj pune me një rezultat përfundimtar mund të mbyllet pas dy ditësh.

Bëhet fjalë për ti marrë në dorëzim njëherë se akoma ne kemi gjysmat pa i marrë në dorëzim dhe nga darka mund ti marrim në dorëzim për sot dhe më pas do të vazhdoj pasi të bëjë një pushim të shkurtër”.

Gazetarja: Kur mund ta marrim një rezultat zyrtar ne nga KZQV-ja e Tiranës, pra nga ju?

Paraprak mund të themi pasi të futen kutitë të gjitha, ose të saktë pas dy ditësh”./tvklan.al