Shihej si trampolinë për të rilindur, por kalimi te Como nuk ka rezultuar aspak i tillë. Dëmtimet e shpeshta, të kurorëzuara edhe tek ekipi italian, kanë bërë që Rafael Varane të tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Fituesi i Kupës së Botës me kombëtaren franceze ka vendosur të heqë dorë nga futbolli i luajtur në moshën 31-vjeçare.

Varan, i cili luajti 360 herë për Real Madridin fitoi tre tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve. Pas eksperiencës 10-vjeçare në Madrid, ai firmosi te Manchester United në vitin 2021.

Pas tre sezonesh me “djajtë e kuq”, francezi u tërhoq nga futbolli i luajtur, por oferta nga Serie A e bëri të rikthehej sërish. Dëmtimi që në debutimin me Como-n e shtyu tashmë drejt lamtumirës që duket se do të jetë edhe përfundimtare nga fusha e lojës, por jo nga skuadra italiane. Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, Varane bëri 573 paraqitje për klube dhe kombëtaren franceze gjatë karrierës 14-vjeçare.

Klan News