Klosi: Biznes i ri për të promovuar dhe shtuar ofertën turistike

Pushuesit që do të zgjedhin Sarandën në vere, dhe që janë të pasionuar pas turizmit të aventurës, do të kenë mundësi të bëjnë rafting përgjatë lumit Bistrica në kanalin e Çukes.

Federata Shqiptare e Rafting ka krijuar infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar raftin..

 “Është një biznes i ri, është një udhëtim i qetë dhe shumë i bukur të cilin të rinjtë e Smile do ta shijojnë sot për ta promovuar si një destinacion të ri për Sarandën. Është shumë e rëndësishme që qendra të vërteta të zhvillimit të turizmit në Shqipëri e të qytetit të Sarandës të ketë shumë më tepër oferta ditore si kjo e kanalit të Cukës apo e gjithë zonës për t’u bërë me djemtë e rafting dhe të kemi mundësinë që po ashtu të zhvillojmë edhe oferta të tjera në Sarandë që kanë të bëjnë me bukuritë natyrore, me vizitat e parqeve arkeologjike dhe bukuritë e tjera shqiptare”.

Klosi cilësoi se çdo përpjekje për të krijuar mundësi të reja në turizëm është një arsye më shumë për të zhvilluar turizmin dhe për të pritur turistët me më shumë shërbime dhe alternativa për të kaluar pushimet jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

Tv Klan