Qeveria greke pritet që të njoftojë ditën e sotme një karantinë totale për rajonin e Attica-s, zonën më të populluar të Greqisë si një përpjekje për të lehtësuar presionin e spitaleve dhe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas mediave greke, tre elementët që alarmuan qeverinë dhe ekspertët ishte numri i lartë i rasteve me Covid të pranuar në spital, rritja e numrit të pacientëve në terapi intensive dhe numri i lartë i rasteve në Attica javën e kaluar.
Qeveria dhe ekspertët do t’i rivlerësojnë shifrat e pandemisë pas disa javësh dhe atëherë do të vendosin nëse do të lirojnë ndonjë prej masave. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar këtë të martë një deklaratë për shtyp ku pritet të lajmërojë pikërisht këto masa./tvklan.al