Viti që lamë pas për Kryeministrin Rama ka shënuar një rekod vizitorësh prej 1.3 milionë në sitet e trashëgimisë kulturore.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se përgjatë 2024-ës u regjistruan mbi 2300 evente kulturore dhe se Shqipëria u përfaqësua nga artistja Iva Lulashi në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia me “Love as a glass of Water”.
Falë mbështetjes së “EU4Culture” Kryeministri thotë se u rihapën Teatri i restauruar i Kukullave, Muzeu Etnografik i Krujës dhe Muzeu Etnografik i Kavajës.
Po ashtu vijuan punimet për infrastrukturën kulturore në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura dhe Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
Viti 2024 u përmbyll me një tjetër lajm të mirë vijon Rama, me regjistrimin e K’cimit të Tropojës në UNESCO, si pjesë e listës përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
Tv Klan